VMRO-DPMNE, protestë për BE-në dhe Goce Dellçevin

VMRO DPMNE-ja po proteston për integrimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian, por edhe për të mos lejuar siç theksuan kompromiset për Goce Dellçenin.  Itinerari i protestuesve ishte një marsh me brohoritje dhe parulla që nisi para Ministrisë së Drejtësisë dhe vazhdoi përgjatë urës “Goce Dellçev” për të ndaluar para Ministrisë së Punëve të Jashtme.  Sipas opozitës përmes kësaj proteste përcillet porosia e qartë se qytetarët duhet të reagojnë, siç thonë, kundër nëpërkëmbjeve për vënien në diskutim të identitetit maqedonas.