VMRO-DPMNE: Përse ekziston shoqata bullgare në Korçë të Shqipërisë?!

Nuk janë bindëse deklaratat e krerëve shtetëror se situata e brishtë në relacionin Shkup-Sofje është si rezultat i disa strukturave dhe shërbimeve të huaja – thonë nga VMRO-DPMNE-ja, sic njofton KlanM, duke kërkuar që të bëhen publike këto struktura, por edhe të kontrollohet financimi i shoqatave bullgare dhe origjina e parave të huaja për këto shoqata.

“Shteti seriozisht t`i shqyrtojë pohimet e thëna edhe nga Pendarovski se shoqata fondacione, individë dhe rrjete agjenturash nga vende të huaja janë të implikuar në krijimin e këtyre problemeve dhe provokimet me mohim të drejtpërdrejtë të Maqedonisë dhe popullit maqedonas dhe për të njëjtat të dilet me raport të detajuar” – Aleksandar Nikolovski, nënkryetar i VMRO-DPMNE-së.

VMRO-DPMNE, sic njofton KlanM, kërkon nga Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe Ministri I Jashtëm, Bujar Osmani, të interesohen për veprimin, qëllimin e ekzistimit të shoqatës bullgare në Korçë të Shqipërisë, sic thonë nga opozita maqedonase, në vendin ku shumicën e përbën pakica maqedonase.

“Përse deri tani nuk janë kërkuar përgjigje as edhe nga Edi Rama e as nga autoritetet në Shqipëri, se në cfarë mënyre lejojnë të mohohet ekzistenca e pakicës kombëtare maqedonase në Shqipëri, që atje jeton me shekuj” – Aleksandar Nikolovski, nënkryetar i VMRO-DPMNE-së.

Nga VMRO-DPMNE, sic njofton KlanM, gjithashtu kërkojnë që institucionet e vendit ta kundërshtojnë fuqishëm fushatën e hapur kundër Maqedonisë dhe të kërkohet zbatimi në tërësi I aktvendimi të Gjykatës për të Drejtat e Njeriut në Strazburg në lidhje me mbrojtjen e njohjen e vecantive të Maqedonasve në Bullgari. /KlanMacedonia/