VMRO-DPMNE për tragjedinë: Dëshmoi se sistemi në Maqedoni nuk funksionon

Tragjedia në Bullgari dëshmoi për sistemin jofunksional që mbizotëron në Maqedoni, thonë nga VMRO-DPMNE duke shtuar se çdo institucion udhëhiqet me lëshime në sistem. Zëdhënësja Marija Miteva sot ngriti disa pikëpyetje, se mos pushteti po e mbron kompaninë Besa Trans dhe çfarë është bërë paraprakisht që të mos vinte deri tek një tragjedi si kjo me autobusin.

“Nëse MPB ka dorëzuar të paktën një vërejtje, pse të njëjtën nuk e publikoi për opinionin, pas çka inspektorati do të ketë obligim të përgjigjet pse ka vepruar në kundërshtim me vërejtjet. A është koalicioni LSDM-BDI më i rëndësishëm se sa jeta e qytetarëve. Opinioni duhet të dijë se a është e vërtetë se drejtori Huseini nga dhjetori 2020 nuk ka lëshuar urdhër për mbikëqyrje inspektuese në Deve Bair, ndërsa në pikat tjera si Tabanoc, Bllacë, Qafë Thanë dhe Bogorodicë janë kryer mbikëqyrje të rregullta nga inspektorët”, tha Marija Miteva – zëdhënëse e VMRO-DPMNE-së.