VMRO-DPMNE-ja nuk mbështë Ligjin për shfuqizimin e lustrimit

Partia opozitare VMRO-DPMNE-ja bëri të ditur se nuk do ta mbështesë Ligjin për shfuqizim të lustrimit.

Deputeti, Zoran Ilioski nga partia opozitare në Kuvendin e RMV deklaroi se deputetët nga VMRO-DPMNE-ja do t’i shfrytëzojnë të gjitha mjetet ligjore që ta parandalojnë miratimin e Propozim ligjit për të shpallur pavlefshmëri dhe anulim të akteve juridike, masave dhe pasojave juridike nga procedurat për lustrim, në lexim të parë.

“Partia e të amnistuarit Zoran Zaev tani bën amnisti të spiunëve. Fëmijët e spiunëve i amnistojnë paraardhësit e tyre”, tha Ilioski.