“U panë qëllimet e VMRO-DPMNE-së. Përderisa LSDM-ja përmes masave konkrete dhe politikave ofron rezultate që sjellin përfitime për të gjithë qytetarët, VMRO-DPMNE-ja përmes keqpërdorimeve të funksioneve dhe përhapjen e lajmeve të rreme e mbron krimin e regjimit.
Dje ishte publikuar bisedë me të cilën VMRO-DPMNE-së dhe mediet nën kontrollin e tyre dëshironin të krijojnë rast jo ekzistues, lajm klasik të rremë vendosën në funksion të mbrojtjes së krimit. Dhe nuk patën sukses.
U dëshmua se bëhet fjalë për bisedë e cila tregon punë ligjore të institucioneve joadekuate, të cilët kishin ndërmarrë masa adekuate për mbrojtjen e interesit të shtetit dhe qytetarëve.
Nga ana e këshilltarit të ministrit Dimkovski, Tome Mojsovski i thuhet një personi të punësuar në Inspektoratin Shtetëror të Bujqësisë nga Ohri, që ta respektojë ligjin dhe të ndërmarrë masa për respektimin e marrëveshjes nga ana e koncesionerit të Liqenit të Ohrit.
Tre muaj inspektori nga Ohri nuk ka ndërmarrë kurrfarë veprimesh, nuk e kishte kryer punën e tyre dhe nuk kishte bashkëpunuar me Policinë e liqenit, pas çka kishte ardhur deri te një varg shkeljesh të ligjeve. Gjithçka që Mojsovski kishte kërkuar nga inspektori është që ta bëjë punën e tij dhe të mos mbrojë shkelje të ligjeve.
LSDM-ja punon ligjërisht ndërsa VMRO-DPMNE-ja dhe mediet nën kontrollin e tyre e mbrojnë krimin.
Për dallim nga sundimi i VMRO-DPMNE-së kur tolerohej dhe nxitej puna joligjore pikërisht nga ata të cilët duhej t’i zbatojnë ligjet, sot institucionet veprojnë sipas ligjeve dhe kompetencave dhe nuk lejojnë që dikush të mbrojë ose nxit krim.
Sot, institucionet janë në duar të sigurta, ndërsa e ardhmja e shtetit dhe qytetarëve është siguruar në aleancat e mëdha botërore NATO dhe BE.
Sot në VMRO-DPMNE nuk ka kurrfarë ndryshimi. Ata qartë tregojnë se janë bartës të krimit dhe shkelin ligjin, uzurpatorë të institucioneve në tentim dhe parti e cila është radikale dhe e cila është kërcënim për jetën e qetë të qytetarëve.
VMRO-DPMNE-ja grueviste e kryesuar nga Hristian MIckovski është e izoluar dhe e penguar që të bëjë krim nga ana e institucioneve profesionale. Në vendin e juaj të mençur dhe normal, anëtare e NATO-s, VMRO-DPMNE-ja grueviste nuk do të ketë kurrfarë mundësish në zgjedhjet e prillit.
LSDM-ja dhe qytetarët nuk do të lejojnë kthimin e regjimit, regjim më asnjëherë”, thuhet ne reagimin e Qendres për Komunikime me Publikun ne LSDM.