30 ditë paraburgim për një shpërndarës droge nga Kumanova

Prokuroria Themelore Publike Kumanovë ka ngritur procedurë për kuamnovarin 24 vjeçar për shkak të ekzistimit të dyshimit bazë se ka bërë vepër penale Prodhimtari të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substanca psikotrope dhe prekusorë.

Prokurori publik deri tek gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Kumanovë së bashku me urdhrin e sjell për zbatimin e procedurës hetimore ka dorëzuar edhe propozim për përcaktimin e masës së arrestit për të dyshuarin, sepse ekzistojnë baza se i dyshuari do të arratiset dhe do ta përsëritë veprën penale. Gjykata solli vendim me të cilin e përcaktoi masën e propozuar, në kohëzgjatje prej 30 ditëve