VMRO-DPMNE: Ndërmjetësi SASHK-Qeveri ”dorë e djathtë” e ministres

“QEVERIA SHKEL LIGJIN PËR ZGJIDHJE TË QETË TË KONTESTEVE”

VMRO-DPMNE-ja akuzon qeverinë se po shkel ligjin për zgjidhje të qetë të kontesteve duke e vënë Sindikatën e Arsimit dhe mësimdhënësit në pozitë degraduese. Një reagim I këtillë I opozitës maqedonase vjen pasi SASHK-u njoftoi se nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale janë njoftuar për zgjidhje të qetë të kontestit me Qeverinë me cka duhet të ndërpritet greva.

Në komunikatën e VMRO-DPMNE-së thuhet se ndërmjetësi në këtë kontest është I punësuar në Kabinetin e Ministres për Punë dhe Politikë Sociale.

VMRO-DPMNE

“Ai nuk mund të jetë i pavarur, kur njëra nga palët e prekura është qeveria, respektivisht Kovaçevski dhe shefja e tij Trençevska. Ky është mashtrim dhe qeveria me këtë i nënçmon mësimdhënësit”

VMRO-DPMNE-ja thotë se Qeveria gënjen për rritjen e premtuar dhe se rritjha e vërtetë e pagave do të bëhet kur të plotësohen kërkesat e SASHK-ut.

VMRO-DPMNE

“Gjithçka tjetër është presion ndaj mësimdhënësve që t`i pranojnë kushtet e Qeverisë që t`u mbeten më shumë para për tenderë të pista”

SASHK-u dje njoftoi se tashmë është caktuar takimi I parë me ndërmjetësin që dje ishte emëruar nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale.

Greva filloi më 11 Prill. Kërkesat e SASHK-ut janë rritja e pagave për 18.5% respektivisht të harmonizohen me pagën minimale e cila nga Marsi u rrit në 18.000 denarë dhe në mënyrë plotësuese paga minimale të jetë baza me të cilën do të shumëzohen koeficientët e vendeve të punës. Qeveria ofroi rritje prej 12% të pagave. /KlanMacedonia/