VMRO-DPMNE: Maqedonia po fundoset në korrupsion sepse nuk ka drejtësi dhe shtet juridik

LSDM, Zoran Zaev dhe Renata Deskoska tërësisht e privatizuan dhe partizuan drejtësinë dhe institucionet në Republikën e Maqedonisë.

Pak iu duk Deskosës që vetveten ta kandidojë për anëtare të Komisionit të Venecies, po e njejta vendosi kriter për të gjithë ata të cilët e japin provimin e jurisprudencës t’i posedojnë librat e bashkëshortit të saj Toni Deskoski.

Që skandali të jetë më i madh, Deskoska tërësisht e partizoi edhe Komisionin për provim të jurisprudencës. Në vetë komisionin ka një sërë konfliktesh të interesit.

Emërimi i motrës së deputetes nga LSDM-ja, Snezhana Kalevska Vançeva, Antoanela Dimovska, emërimi i Tanja Milevës, bashkëshorte e ish-kandidatit për kryetar të LSDM-së nga Radovishin dhe ish-anëtar i KSHZ-së Igor Milev, emërimi i mikut të Zoran Zaevit, kryetar i Gjykatës së Apelit Shtip, Naqe Georgiev, emërimi i gjykatësit Strumicas, gruaja e të cilit është prokurore publike në Strumicë, emërimi i ish-kryetarit të KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski, avokatit Valentin Pepeljugovski, shoqata e të cilit duket sikur është e autorizuar nga LSDM-ja, kështu që ka paguar rreth 17.000.000 denarë nga qeveria, gjykatësja Ismeta Amet, sipas shkrimeve e cila mori pjesë në sjelljen e vendimit kontestues për rinumërimin në Tearcë në vitin 2016, janë vetëm disa nga emërimet kontroverse në komisionin për dhënie të provimit të jurisprudencës.

Me emërimet e këtilla nga ana e Deskoskës, dhënia e provimit të jurisprudencës do të varet nga vlerësimi subjektiv i anëtarëve të komisionit, nëse kandidatët ishin apo janë mbështetës aktivë të politikave të LSDM-së dhe Zoran Zaev.

Kriter i vetëm sipas të cilit janë zgjedhur anëtarët e komisionit është dëgjueshmëria ndaj Zaevit.

Në mënyrë të këtillë Zaev dhe Deskoska e rrëzojnë deri në themel sistemin e drejtësisë në Republikën e Maqedonisë.

Ky është shembull shkollor i nepotizmit dhe partizimit.

Qendra e VMRO-DPMNE-së për komunikim.