VMRO-DPMNE: Koalicioni me partinë shqiptare, pas 12 prillit

Kuvendi do ta presë ditën e fundit për të votuar Qeverinë teknike. Kjo sipas kreut të Kuvendit, Talat Xhaferi bëhet për shkak të agjendës së ngjeshur të Kuvendit dhe propozim-Ligjeve të reja të cilat akoma adresohen në Kuvend siç është ai për Prokurorinë Publike. Në një intervistë për agjencinë e lajmeve MIA, Xhaferi thotë se seanca e 3 janarit do t’i kushtohet Qeverisë teknike, për shkak të procedurave që duhet respektuar nga Kuvendi, Qeveria dhe Presidenti.

Për shkak se agjenda e Kuvendi është e ngarkuar, parashikohet që më 3 janar të thirret seanca. Procedurat parashikojnë dorëheqjen e kryeministrit, konstatimin e dorëheqjes, njoftim kryetarit të shtetit se Qeveria është dorëhequr, pastaj duhet mandatar i ri dhe me mandatin që merr të propozojë ministër të Brendshëm, ministër të Punë dhe politikës sociale dhe tre zëvendësministra plotësues. Në seancën e 3 janarit mund të punohet deri në orën 24, që më 4 janar të fillojë me punë Qeveria teknike”-tha Talat Xhaferi, Kryetar i Kuvendit.

Për emrin e kryeministrit teknik LSDM-ja ende nuk ka vendosur. Ditë më parë, kryeministri në ikje Zoran Zaev paralajmëroi se deri të premten e ardhshme Socialdemokratët do të përcaktohen për zëvendësin teknik të Zaevit, emrat më të përfolur janë Oliver Spasovski dhe Milla Carovska.

VMRO-DPMNE-ja e cila do të ketë dy ministra teknik dhe tre zëvendësministra plotësues, akoma nuk ka thirrur organet e partisë për t’i caktuar emrat të cilët do të udhëheqin me ministrinë Brendshme dhe atë të Punës dhe politikës sociale gjatë Qeverisë teknike. Lidhur me negociatat për koalicionet para dhe pas zgjedhore, partia e Hirstijan Mickoskit është e bindur se do të fitojë në bllokun politik maqedonas dhe se do të mund vetëm të formojë shumicë. Duke mos dashur të komentojë deklaratën e kreut të BDI-së, Ali Ahmeti se kush nuk respekton Marrëveshjen e Prespës të mos llogarit për partner BDI-në, nënkryetari i VMRO-së, Vllado Misajllovski thotë se fillimisht duhet parë cila parti shqiptare do t’i fiton zgjedhjet e 12 prillit.

Kuptohet që neve presim që në këto zgjedhje të sigurojmë deputet që të mundemi edhe vetëm të formojmë shumicë, por ne duam që të kemi edhe partner shqiptar në Qeveri. Për këtë arsye të presim çfarë do të ndodhë më 12 prill e posaçërisht në bllokun shqiptar, të shohim kush sa deputet do t’i sigurojë. Ne jemi të sigurt se do të kemi shumë deputet, por lufta interesante po bëhet edhe në bllokun shqiptar. Pas zgjedhjeve do të ulemi me të gjithë dhe të shohim me kë mund të formojmë Qeveri”-pohoi Vllado Misajllovski, nënkryetar i VMRO-DPMNE-së.

Në kuadër të Qeverisë teknike, opozita udhëheq më MPB-në dhe ministrinë për Punë dhe politikë sociale, ndërsa emëron edhe tre zëvendësministra plotësues në Bujqësi, Shoqëri informatike dhe Financa./Alsat