VMRO-DPMNE edhe sot akuza kundër Artan Grubi për biznese që ndërlidhin emrin e tij

Një kompani e re e një personi të afërt me Artan Grubin ka marrë akreditim për servisimin e pikave të karburantit, vallë për të dy herë është ndryshuar tarifa e shërbimeve. Derisa populli varfërohet, njerëz të afërt me funksionarët e pushtetit grumbullojnë miliona dhe prona, thonë nga VMRO-DPMNE, njofton Portalb.mk.

“Persona të afërt me kryeministrin joformal të qeverisë artan Grubi janë dëshmi më e mirë për këtë. Njëherit, Ermir Imami i punësuar në agjencinë turistike në pronësi të familjes Grubi më 16.09.2021 ka formuar firmën ‘Metrolab’ për servisim të pistoletave për kalibrimin e dispenzuesve të karburantit në pikat e karburantit. Kjo kompani pas 4 muajve fiton akreditim nga ana e institucioneve për kryerje të inspektimit të matësve për volumin dhe prurjen e lëndëve djegëse të lëngëta dhe kalibrimin e pompës së gazit të lëngshëm të naftës. Ky pronar i madh i kompanisë ka vazhduar të punojë në firmën e familjes Grubi deri në momentin kur është marrë vendimi për ndryshimin e lartësisë dhe mënyrës së pagesës së kompensimit për shërimet, vendim i sjellë nga Byroja e Meteorologjisë ku drejtoreshë është kuadri i BDI-së, Merita Mustafai“, thunet në kumtesën e sotme të VMRO-DPMNE-së.

Nga VMRO-DPMNE-ja pyesin se nëse Artan Grubi ka ndikuar mbi Imamin që të themelojë kompani për servisim, se nëse pastaj ka ndikuar që kjo kompani të marrë akreditim, se nëse pastaj ka ndikuar që të nryshojë tariforja e shrbimeve në interes të kompanisë “Metrolab”.

“Këto janë pyetjet të cilat Grubi duhet t’u përgjigjet në opinion. Kovaçevskin nuk e pyesim për shkak se ai nuk guxon të flasë asgjë në këtë temë”, pyesin nga VMRO-DPMNE.

Deputeti i VMRO – DPMNE-së, Mile Lefkov dje paralajmëroi një seri të dëshmive me të cilat partia do të konfirmojë se, LSDM dhe BDI i kanë shndërruar institucionet shtetërore në degë të kompanive të tyre, ndërsa aparati shtetëror shfrytëzohet që të krijohen kushte të mira biznesi për kompanitë e njerëzve nga pushteti.

Në lidhje me Grubin, Lefkov theksoi se familja e tij ka biznes milionësh dhe pronë përmes vëllait të tij, i cili në mënyrë direkte apo indirekte është i lidhur me më shumë biznese, siç është edhe ai i kalibrimit të instrumenteve për mbushjen e derivateve të naftës dhe gasit./Portalb.mk