VMRO-DPMNE: Alternativa në vend që të ndryshojë diçka në shoqëri, bëhet partner i LSDM-së dhe BDI-së

Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoillkovski në konferecën e sotme për shtyp, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për koment rreth përfshirjes së Alternativës në Qeveri, tha se është qartë se Alternativa në vend të partisë e cila dëshiron të ndryshojë diçka në shoqëri dhe të bëhet korrigjues i vlerave të shtrembëruara, po bëhet partner i shoqërisë kriminele në pushtet LSDM dhe BDI.

“Po ashtu e shfrytëzoj rastin dhe të pyes deri kur partitë politike nga pushteti, të cilat nuk janë pjesë e LSDM/BDI dhe Alternativës, do të jenë të verbër dhe memecë ndaj të gjitha marrëveshjeve kriminele, padrejtësive dhe kontratave politike, të cilat janë në dëm të të gjithë qytetarëve në Maqedoni”, pyeti Stoillkovski.