VMRO: Ahmeti nuk ka pasur mendim të keq as për biografitë Gruevskit dhe Jankullovskës

Propozimi kontrovers i VMRO-DPMNE-së për ministër teknik të punëve të brendshme, Dragan Kovaçki, nuk është propozimi i parë për biografinë e të cilit ka mendim pozitiv kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. Siç thonë burime partiake në VMRO-DPMNE, Ahmeti ka pasur mendim pozitiv edhe për biografitë e ish kryeministri Gruevski, ministres Gordana Jankullovska, por edhe për biografinë e Mitko Çavkovit.

Edhe pse neve si Lajm nuk na besohej një gjë e tillë, duke pasur parasysh se gjatë kohës së Jankullovskës si ministre janë vrarë shumë ushtarë të UÇK-së (kurse për Ahmetin thuhet që ka qenë “komandant” në vitin 2001), në VMRO-DPMNE insistojnë të shikohen faktet, e jo “përrallat”.

“Merrni listingjet e votimeve në Parlament, shikojeni sa herë BDI dhe Ahmeti kanë votuar Gruevskin për kryeministër, e Jankullovskën për ministre të punëve të brendshme dhe do të bindeni. Pa votën e BDI-së as Gruevski as Jankullovska nuk do të mund të ishin 10 vite në postet që i kanë mbajtur. Nuk ka ministër tw VMRO-DPMNE-sw pwr biografinw e tw cilit BDI dhe Ahmeti nuk kanw mendim pozitiv”, theksojnë në VMRO-DPMNE. Këto burime shtojnë se Ahmeti dhe BDI kanë pasur mendime pozitive edhe për biografitw e Sasho Mijallkovit dhe për Mitko Çavkovit.
“Po të mos kishin pasur mendime pozitive nuk do t’i votonin”, thonë në VMRO-DPMNE. Në partinë e Mickovskit shtojnë se qw tani është gati marrëveshja me BDI-në për koalicion pas zgjedhjeve.
Mirwpo në BDI, tani para zgjedhjeve nuk u pëlqejnë këto informacione që vijnë nga partneri i tyre afatgjatë, VMRO-DPMNE. Dhe zakonisht kur nuk u pëlqen diçka, në partinë e Ahmetit përsërisin të njëjtin qëndrimÇ “Nuk duam të komentojmë, jemi të angazhuar me menaxhimin e situatës”.
Ndryshe “dobësinë” e BDI-së dhe liderit të tyre historik Ali Ahmeti për të pëlqyer biografitë e ministrave të VMRO-DPMNE-së e ka komentuar edhe ish ministri, Xhevdet Hajredini. Sipas tij, kjo ka lidhje me dëshirën për të shpëtuar nga burgu.
“Nuk ekziston kandidat i VMRO-së, e as i LSDM-së i cili për Ali Ahmetin nuk ka ‘biografi të mirë’. Ashtu është kur presësh prej dikuj tjetër që të shpëtojë nga burgu”, komenton Hajredini.