Vlon në BDI-në e Tetovës, mund të “fluturojnë” koka

Formimi i qeverisë nuk ka rehatuar degën e BDI-së në Tetovë. Siç njoftojnë burime partiake për Gazetën Lajm, tani kur janë ndarë postet ministrore, gjakrat në degën e Tetovës janë nxehur për ndarjen e posteve të eshalonit të dytë dhe të tretë. Poashtu ka filluar procesi i “selektimit” të kandidatëve më seriozë për kryetar komune në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm, kur pritet që kryetarja aktuale Teuta Arifi të tërhiqet n ga posti dhe mos të shpallë kandidim të ri. Burime të Gazetës Lajm thonë se një pjesë e degës nuk e sheh me simpati rejtingun në rritje të kryetarit të degës, Florin Besimi, kurse edhe tek ai është vërejtur pakënaqësi nga fakti që u desh të “viktimizohet” për shkak të vëllaut të tij Fatmir Besimi dhe të kthejë mandatin e deputetit.
Gjithë këto përplasje kanë gjasa të përfundojnë edhe me ndryshime në kierarkinë e degës, eventualisht edhe me disa përjashtime.