Vlladimir Bilçik: Dinamika e zgjerimit të BE-së do të vazhdojë edhe gjatë kryesimit gjerman

Dinamika e procesit të zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor do të vazhdojë edhe gjatë gjashtë muajve të ardhshëm gjatë kryesimit gjerman me Unionin, deklaroi raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, eurodeputeti sllovak, Vlladimir Bilçik.

“Ballkani Perëndimor dhe zgjerimi do të jenë ndër temat kryesore të agjendës së vizitës së kancelares gjermane Angela Merkel në Parlamentin Evropian më 8 korrik”, theksoi Bilçik.

Sipas tij, vendimi i Këshillit të Evropës për dhënien e dritës së gjelbër për fillimin e negociatave për anëtarësim në Union me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, si dhe hapje të kapitullit të ardhshëm nga procesi negociues me Malin e Zi, i kanë dhënë intensitet të ri procesit të zgjerimit të BE-së.

Sa i përket Serbisë, Billçik mendon se Qeveria e re që do të formohet pas zgjedhjeve të fundit, do të duhet t’i zbatojë reformat të cilat janë të nevojshme për avancimin e vendit në negociatat me BE-në, si dhe të orientohet ndaj ripërtëritjes së dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit./MIA