VLEN zbardhi se cilat ministri do t’i udhëheqë pas rikonstruimit

VLEN-i do të marrë drejtimin e Ministrisë për Marrëdhënie ndërmjet komuniteteve të cilën aktualisht e udhëheqë Ivan Stoilkoviq, Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Kulturës. Kështu deklaroi sot sekretari i partisë Bekim Sali lidhur me epilogun e bisedimeve për rikonstruimin e Qeverisë të cilin e udhëheqë kryeministri Hristijan Mickoski..

“Mbetet Mjedisi Jetësor, Ministria e Ekonomisë, Drejtësia, Eurointegrimet, Kultura dhe Ministria për Marrëdhënie Ndërmjet Komunitetet . Ato janë 6 ministri resoriale”, deklatoi Bekim Sali, Sekretar i VLEN.

“Derisa zgjasin bisedimet gjithsesi është që të kemi tema të hapura, megjithatë këtë pjesë që e thash, qëndrojmë pas asaj”, theksoi Sali.

“Beton do të jenë kur t’i dëgjoni gjatë prezantimit, megjithatë betoni ynë është këtë që e themi”, shtoi Saili.

Megjithatë, VLEN do të humb drejtimin e dy ministrive ndër më të mëdha dhe kyçe, atë të Shëndetësisë që deri tani e ka udhëhequr Azir Aliu dhe të Politikës Sociale që e ka udhëhequr Fatmir Limani. Plotësisht, do ta humb edhe pozitën e zëvendëskryeministrit për qeverisje të mirë, që e kishte udhëhequr Arben Fetai.

Nuk dihet se cilat emra VLEN do t’i propozojë për ministritë e reja, megjithatë Ministritë e Ekonomisë, Eurointegrimeve, por edhe të Mjedisit Jetësor do të vazhdojnë t’i mbajnë kuadrot aktual, Besar Durmishi, Bekim Sali dhe Muhamet Hoxha.

Sipas kryeministrit deri në mes të javës së ardhshme duhet të dihet epilogu i bisedimeve dhe ndryshimi i paralajmëruar i kuadrove. Paralelisht po zhvillohen bisedime edhe me partnerin tjetër të Qeverisë ZNAM, të udhëhequr nga Maksim Dimitrievski. Jozyrtarisht, ZNAM-it i është ofruar Ministria e Bujqësisë në këmbim të Ministrisë së Drejtësisë./Alsat.mk.