VLEN nuk kërkon zgjedhje të parakohshme, por është gati – Kasami i bindur për fitore në bllokun shqiptar

Kryetari i Tetovës dhe një nga bashkëkryetarët e VLEN-it, Bilall Kasami, deklaroi se koalicioni nuk kërkon zgjedhje të parakohshme, por është i gatshëm nëse ato shpallen.

“Ne si VLEN jemi të gatshëm që zgjedhjet e parakohshme të shpallen edhe nesër, por si pjesë e koalicionit qeveritar dhe pushtetit lokal jemi të fokusuar në realizimin e programit që ua kemi ofruar qytetarëve. Prandaj, nuk kërkojmë zgjedhje të parakohshme”, tha Kasami.

Ai u shpreh i bindur se, nëse mbahen zgjedhje të parakohshme, VLEN do të dalë fitues në bllokun shqiptar dhe do të vazhdojë të jetë pjesë e Qeverisë dhe të udhëheqë komunat.