Vjosa Osmani i dorëzon Ismail Kadaresë dekretin e nënshtetësisë së Kosovës

Me urdhër të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, i është ndarë dekreti i nënshtetësisë shkrimtarit shqiptar me famë botërore, Ismail Kadaresë.

 

Më 1 Gusht të këtij viti, Presidentja Vjosa Osmani sot ka nënshkruar dekretin me të cilin shkrimtarit shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare, i jepet nënshtetësia e Republikës së Kosovës.

Ndryshe, Presidentja Osmani, në Qershor të këtij viti, e ka dekoruar shkrimtarin Ismail Kadare me urdhrin “Hasan Prishtina”, më i larti të cilin e jep Republika e Kosovës për personalitetet më të shquara të kulturës, artit, dhe shoqërisë./ Klan Kosova