“Brigada e Veriut” kërcënon ministrin e Brendshëm të Kosovës

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka marrë një kërcënim nga e ashtuquajtura “Severna Brigada”, apo “Brigada e Veriut”.

Ky kërcënim erdhi pas postimit të ministri Xhelal Sveçla për operacionin  e policisë në Zveçan, në Veri të Kosovës ku u sekuestruan disa armë automatike, municione dhe granata dore dhe eksploziv.

Kjo organizatë e serbëve së bashku me “Mbrojtjen Civile” u shpallën si terroriste me vendim te posaçëm nga qeveria e Kosovës.

Tv Klan