Vjen në poza tërheqëse, Melinda: Mos e provoni këtë në shtëpi

Përveç që pëlqehet për muzikën dhe këngët që lanson, Melinda Ademi admirohet nga fansat e shumtë edhe për dukjen e saj.

Këngëtarja është aktive në profilin e saj në Instagram, ku ndiqet nga më shumë se 1.1 milion ndjekës.

Gjatë të enjtes, ajo i ka shpërndarë disa fotografi tërheqëse, të cilat kanë marrë dhjetëra mijëra pëlqime menjëherë pas publikimit.

(Foto: Instagram/melindaademi)

“Mos e provoni këtë në shtëpi”, është përshkrimi që ka zgjedhur për këto fotografi.

(Foto: Instagram/melindaademi)

Ndryshe, realizimi më i fundit muzikor i Melindës është bashkëpunimi me Ledri Vulën “A m’ke dasht”.

Videoklipi i kësaj kënge u lansua në YouTube më 13 korrik dhe tash numëron afro 10.5 milionë shikime në platformën e popullarizuar të shpërndarjes së videove.

(Foto: Instagram/melindaademi)

 

(Foto: Instagram/melindaademi)

(Foto: Instagram/melindaademi)