Vjedhje në gazetën Lajm – SHGM kërkon nga MPB të hetojë rastin menjëherë

Gazeta Lajm ka paraqitur në SHGM se javën e kaluar, më 29 tetor, në objektin e këtij mediumi është kryer një vjedhje e rëndë. Sipas kolegëve nga gazeta Lajm, një autor i panjohur ka vjedhur: kamerë Sony Z150, kamerë Sony X70, kamerë Go Pro, 2 bateri për kamera, 4 SD kartela memorike, stativ (tripod) për kamerë, mikrofona nga marka Zenhajzer, Shure dhe Saramonik, tre reflektorë kamerash, dy çanta kamerash, si dhe laptopë të markave Acer, Dell dhe Lenovo, me çrast janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Rasti menjëherë është paraqitur në stacionin policor në Bit Pazar nga ana e Fatime Memeti, e punësuar në redaksinë e gazetës, e cila ka ardhur e para në vendin e punës dhe ka vërejtur se dyert kanë qenë të hapura. Pas paraqitjes së rastit, policia ka ardhur në vendngjarje dhe është bërë inspektimi.

SHGM kërkoi nga Ministria e Punëve të Brendshme sa më shpejtë të bëjë një hetim të detajuar për këtë vjedhje dhe t’i zbulojë motivet e saj. Për këtë rast do të informohen edhe përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare.