Vjedhin sefin me para nga një zyrë për transferta të shpejta të në Shkup, arrestohen dy të rinj

​Më 22.05.2026 rreth orës 04:30 në Shkup, zyrtarë policorë nga SPB Shkup kanë privuar nga liria personat P.P.(29) dhe R.Gj.(20), të dy nga Shkupi. Ata dyshohen se paraprakisht, duke përdorur forcë fizike dhe mjete të përshtatshme, kanë vjedhur një sef me para nga ambientet e një personi juridik për transferta të shpejta të parave në rrugën “Kozara”, në zonën e Qendrës në Shkup. Sendet e vjedhura janë gjetur dhe i janë kthyer pronarit, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të paraqitet kallëzim përkatës.