Këto janë profesionet më të paguara në Maqedoninë e Veriut

Rroga mesatare neto në Maqedoninë e Veriut është ë 48 433 denarë, apo 8.2 më shumë sesa marsi i vitit të kaluar. Në disa sektorë kjo rrogë është më e ulët, ndërsa në disa tjera më e lartë, transmeton Portalb.mk.

Te sektori i informimit dhe komunikimit, rroga mesatare është 93 290 denarë, ndërsa te veprimtaritë financiare dhe të sigurimit është 64 716 denarë, kurse te minierat dhe guroret është 60 887 denarë.

Rroga më të ulëta kemi te sektori i akomodimit dhe shërbimit ushqimor 34 865 denarë dhe te bujqësia, pylltaria dhe peshkimi 37 356 denarë, sikur edhe te shërbimet administrative dhe mbështetëse 38 924 denarë.