Vizita e parë e Melonit jashtë vendit si kryeministre, zyra e Zelensky-t i bën ftesë të shkojë në Kiev

Përfaqësuesi i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky ftoi fituesen e zgjedhjeve italiane, Giorgia Meloni, të vizitojë Kievin.

“Do të ishte shumë e rëndësishme nëse kjo do të ishte një nga vizitat e para të zonjës Meloni jashtë vendit si kryeministre”, tha Andriy Yermak, kreu i zyrës së presidentit ukrainas.

Meloni konfirmoi mbështetjen e Italisë për Ukrainën, pasi fitoi zgjedhjet, në një mesazh publik drejtuar presidentit Zelensky, pasi ai e uroi për rezultatet. Ajo gjithashtu ka dënuar qartë veprimet e Putinit në Ukrainë gjatë fushatës së saj zgjedhore.