Vizita e Albin Kurtit në Maqedoninë e Veriut nxiti plagët e vjetra të maqedonasve

Vetëm antidemokratët,shovinistët dhe albanofobët mund të kundërshtojnë vendosjen e emrit të rrugës Adem Demaçi në Shkup,të luftëtarit të paepur për lirinë e mendimit dhe mbrojtës të lirive dhe të drejtave të njeriut që e fitoi “ Çmimin Saharov”.Çuditërisht shteti që veten e quan demokratik është kundër emërimit të rrugës për njeriun që pat thënë: “liria e fjalës është hapi i parë,vendimtar drejt demokracisë.Pa lirinë e fjalës nuk ka dialog,pa dialog e vërteta nuk mund të vendoset dhe pa të vërtetën përparimi është i pamundur”

Shkruan:Numan Sallai

Në Maqedoninë e Veriut,përkatësisht në Shkup(Çair) dhe Tetovë, në dy komunat ku së paku disa vite me radhë po frymohet paksa shqip,sepse komunat i dominojnë shqiptarët e zgjedhur dhe administrata me shumicë është shqiptare.Megjithëse ndjehet paksa klimë shqiptare,prapse prap tutori kontrollon gjithëçka,duke u thirrur në ligjet qendrore të shtetit.Bie fjala në të dy komunat,ende de fakto nuk mund të ndërrohen emrat e shkollava të caktuara nga koha e komunizmit.Nuk mund të ndërrohen as emrat e rrugëve në të gjitha vendbanimet perendimore ku popullata shqiptare është më në numër.
Në këto dy komuna (pa)pritur sikur “ateroi” Albin Kurti. Njeriu që i dha goditje korrupsionit në Kosovë.Është normale të pritet si shpresë edhe në Maqedoninë e Veriut. Erdhi kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në Shkup,Çair, me rastin e përurimit të një rrugë me emrin Adem Demaçi, heroit tonë kombëtar që qëndroi në burgjet serbe rreth 30 vjet , për lirinë e popullit shqiptar. Sa për kujtesë Parlamenti Evropian në vitin 1991 ia ndau Çmimin Saharov, veprimtarit Adem Demaçi, duke e konsideruan si luftëtar të paepur për lirinë e mendimit dhe mbrojtës të lirive dhe të drejtave të njeriut.Dhe, duke pranuar çmimin si homazh për popullin e Kosovës Demaçi pat thënë se “liria e fjalës është hapi i parë vendimtar drejt demokracisë.Pa lirinë e fjalës nuk ka dialog,pa dialog e vërteta nuk mund të vendoset dhe pa të vërtetën përparimi është i pamundur”. Ky rast dhe gjoja shfaqje e një harte të Shqipërisë së Madhe në koncertin muzikor të Tetovës dhe thënia e Kurtit se duhet të bashkëpunohet me të gjithë popujt e Ballkanit(edhe me bullgarët), përveç me serbët,nxiti reagime të establishmentit shtetëror dhe masava më të gjëra , se gjoja shqiptarët tani prap po rrezikojnë shtetësinë e Maqedonisë së Veriut.Madje nga disa struktura të rëndësishme pati edhe paraqitje nacionaliste e shoviniste.Albanofobi e tërësisshme,mbase më keqe se në kohën e komunizmit . Bilall Kasami e Visar Ganiu janë thirrur në biseda informative si në kohën e komunizmit famëkeq.Bile janë bërë fletparaqitje për kundërvajtje!!!Ç,ndodh në Maqedoninë e Veriut.Procese retrogarde të papritura. Ndërsa këto reagime nuk i kundërshtuan fare,me përjashtime të vogla, as përfaqësuesit shqiptarë në ekzektiv.Heshtje e (pa)habitshme!!!
Vizita e kryeministrit të Kosovës,Albin Kurti,që mbase më qëllim eskivoi takimet me autoritetet kryesore të shtetit,maqedonë e shqiptare,për shkak sa ata kanë qenë në vijën e projektit” Open Ballkan” të shpikur nga presidenti serb Vuçiq. Projekt që është në dështim e sipër.Pushteti e pa si rrezik latent vizitën e Kurtit të pakorruptuar dhe si një frymëzim të ri për shqiptarët e këtushëm.Shqiptarët vërtetë janë lodhur këtu e gjetiu nga politikat korruptive.Madje një pjesë shohin rrezik nga paraqitja pompoze e Kurtit në Tetovë dhe Çair.Ata e shohin si rrezik ,se mos nis një periudhë e re e politikës shqiptare në Maqedoninë e Veriut, një politikë antikorruptive,një politikë që do ta heq “20 përqindshin” e gjuhës shqipe nga Kushtetuta e Maqedonisë,që do ta formalizojë juridikisht shtetformësinë e shqiptarëve, do të ndal egzodin shqiptar, që do nis ndërtimin e rrugës Tetovë –Prizren që është agjendë 30 vjeçare e politikës së dështuar shqiptare,të ndërpriten marrëdhëniet apo korelacionet e mira të grupeve partiake për interesat e tyre(maqedono-shqiptare) në kurriz të intersave të popullit dhe të menjanohen shumë gjëra të tjera negative që ndjekin popullatën vite të tëra, sidomos tani kur zgjedhjet e ardhshme janë në prag.
Nga ana tjetër,masa amorfe maqedonase akoma Beogradin e sheh si shpëtimtar,ende mendon se Vuçiqi i korruptuar mendon mirë për vendin e tyre.Ndoshta edhe më mirë se vet politkanët vendas!!!Ata sikur nuk duan të shohin se nga shkon politika globale.Ose ata i duan benefitet e politikës globale,por nuk e duan sundimin e tyre.Politika globale shqiptarët dhe maqedonasit i sheh në një kornizë,si një interes rajonal. Këtë duhet sa më parë ta kuptojnë maqedonasit. Interesi i maqedonasve është sa më shumë të afrohen me shqiptarët,e jo ende të ëndërrojnë kohrat vjetra ku shumë interese vendoseshin në Beogradin e tyre. Sot vendoset drejt ne Uashington,Bruksel ,Berlin, Londër e Paris.Me dioptri tjerër shikohet përparimi dhe lëvizja geostrategjike e rajononit tonë.Në këtë frymë është stërvitje ushtarake e përbashkët ShBA,Shqipëri ,Maqedoni e Veriut që mbahet në ditët në vijim.Këtë duhet sa më parë ta kuptojnë maqedonasit.