“Qëndrimi ynë është thënë edhe në Komisionin për çështje kushtetuese, ku kemi thënë me argumente se, pushteti po ecë përpara një proces që nuk mbështetet nga qytetarët. Të njëjtën do ta përsërisim edhe në seancën plenare. Kjo seancë do të jetë mundësi e mirë që të bindet i gjithë opinioni se, pushteti gënjen një vit të plotë, manipulon dhe gjithçka është mjegull rreth ndryshimeve kushtetuese dhe se, nuk janë as afër ndryshimeve kushtetuese”“Ky është shansi i fundit për Mickoskin që të kyçet në bllokun proevropian. Mickoski dhe DPMNE e kanë ndoshta shansin e fundit të tregojnë ndjesi të përgjegjësisë para qytetarëve sepse, obligimi ynë si politikan është që t’u sigurojmë ardhmëri të sigurt qytetarëve, sikurse paraardhësit tanë që kanë mundësuar kushte që të jetojmë në shtet të lirë të pavarur dhe sovran, ashtu edhe opozita të bashkangjitet dhe të krijojmë bashkërisht një Maqedoni prosperuese në të cilën gjeneratat e ardhshme do ta planifikojnë ardhmërinë në shtëpi”
Maqedoni VMRO-DPMNE: Mbetemi kundër ndryshimeve kushtetuese




