Vivien “thumbon” sërish Getinjon: I çon tërthorazi mesazh përmes një postimi

Banorja e edicionit të parë të Big Brother Vip Kosova, Vivien Thano, pas ndarjes me reperin Getinjo vazhdimisht e thumbon atë me anë të deklaratave të ndryshme.

Sot në një postim në rrjetin social Instagram, ajo ka publikuar një foto gjatë pushimeve me tekstin “Zoti më ka mbrojtur….përsëri”.

Siç duket, Vivien nuk është aspak e penduar për ndarjen e saj me reperin Getinjo, shkruan lajmi.net.

Kujtojmë se lidhja e tyre e dashurisë ka filluar gjatë edicionit të parë të Big Brother Vip Kosova ku morën pjesë të dy./Lajmi.net/