Vitin e kaluar, kompanitë anëtare të “Pakomak” raportuan 47,705 ton mbetje ambalazhi, nga të cilat 27,521 ton ose 57,7 për qind u ricikluan, treguan rezultatet e Shoqatës për Menaxhimin e Mbetjeve të Paketimit dhe Paketimit. Nga “Pakomak” thonë se jo vetëm janë realizuar synimet kombëtare, por edhe janë tejkaluar.
Nga atje theksojnë se 1.500 objekte hotelierike përzgjedhin mbetjet e qelqit përmes sistemit të tyre. Drejtori ekzekutiv i “Pakomak”, Filip Ivanovski, theksoi se vazhdojnë të investojnë në infrastrukturën komunale, sepse në disa komuna ende mungojnë kontejnerët për mbeturinat komunale, ndërsa nuk ka kontejnerë për grumbullim selektiv.
“Synimi ynë është bashkëpunimi i mëtejshëm me pushtetin vendor që në lokacione të ndryshme të ketë të paktën një kontejner për paketimin e mbetjeve, kryesisht PET, letër, kanaçe dhe xhami, si dhe ofrimin e automjeteve të specializuara që do t’i shërbejnë. Gjithashtu, do të instalohen makina të reja shitëse”, tha Ivanovski.




