Zhduket një person në Hajvali të Prishtinës

Është zhdukur një person në lagjen Hajvalia në Prishtinë.

Sipas familjarëve që e kanë raportuar rastin në polici, personi është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tij.

“Me datë 06.07.2023 një  femër kosovare ka raportuar se viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tij. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.