Vitia: Investimi i munguar në dy dekada në shëndetësi, pati koston e vet

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, duke raportuar për situatën me COVID-19, tha se edhe vendet më të zhvilluara vazhdojnë të ketë probleme në përballje me pandeminë, dhe jo vetëm Kosova.

Vitia tha se Kosova nga fillimi është përballur me shumë probleme në shëndetësi, edhe ato më bazike.

“Kjo na dëshmoi se investimet e munguara në dy dekada në shëndetësi, e patën koston e vet. Shpresoj që tani e tutje kjo gjë të ndryshohet”, tha Ministri, njofton Klankosova.tv.

Tutje Vitia tha se përkundër të gjitha masave, rrezikun vazhdon dhe do të vazhdojë marrë parasysh variantet e reja të cilat janë paraqitur gjatë kësaj kohe.

“Nga varianti fillestar Alfa e pastaj Delta, në pamë se vetëm me organizim dhe bashkëpunim, mund të zvogëlojmë numrin e dhembjeve. Deri vonë kemi pasur vetëm disa masa në dispozicion, masa të zakonshme, distancë, maska e higjiena”.