Viti 2022 filloi me dhunë fizike për gjashtë gra

Në ndërrimin e moteve kur të gjithë po festonin, gjashtë femra nga Kosova janë rrahur nga gjinia mashkullore.

Rasti i parë ka ndodhur në Fushë Kosovë, ku është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare, me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.

Rasti tjetër është paraqitur dje në Gllogoc ku është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa nga i dyshuari është sekuestruar në pistoletë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i njëjti dërgohet në mbajtje.

Dje një grua nga Prishtina ka raportuar se në vazhdimësi bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar është duke ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa viktima është rikthyer në familjen e saj, rasti në procedurë hetimore.

Edhe një burrë nga Lipjani është arrestuar sepse pas një mosmarrëveshje ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërsa, në Shtime një grua ishte larguar nga shtëpia së bashku me vajzat e saj, pasi që burri i saj i kishte ushtruar dhunë fizike. I dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, edhe një femër nga Prizreni është sulmuar fizikisht nga babai i saj. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor dhe palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregulltë./21Media