Viti 2020 karakterizohet me shumë transferime, lista e 15-të lojtarëve më të përfolur

Transfermarkt ka përpiluar një listë me emrat e lojtarëve më të shtrenjtë në botë me vlerën aktuale dhe çmimin e transferimit.

Sezoni i kaluar është karakterizuar me transferime të ndryshme që kanë ndodhur, madje ka pasur edhe befasi të ndryshme.

Pandemia globale ka ndikuar sigurisht edhe në futboll, ku u vendos që ai të ndërprehej deri më 5 tetor. E kjo ndikoi që afatet kalimtare të ndryshojnë dhe çmimet e lojtarëve të zbresin si pasoj e krizave financiare.

Shumë klube u përballen me probleme financiare dhe nuk arritën që të transferojnë lojtarët e duhur apo më të shtrenjtë në merkato.

Edhe Liga e Kampionëve u vendos që të fillojë nga mesi i gushtit, e disa lojtarë vendosën që ata të lëviznin pak para fillimit të garës, njëri prej tyre Timo Werner. Disa të tjerë duhej të prisnin deri në fillimin e hapjes zyrtare të kampionatit (psh. Arthur tek Juventus).

Disa prej emrave më të përfolur në këtë vit ishin: Timo Werner, Arthur, Kai Havertz, Douglas Costa, Federico Chiesa, Edinson Cavani, Sergino Dest, Ruben Dias, Luis Suarez” dhe shumë të tjerë.

Transferimet kryesore në mbarë botën në sezonin aktual. Transfermarkt bëjnë të ditur se lista renditet paraprakisht sipas çmimit të transferimit dhe vlerës së tregut aktual, ku vlera më e lartë përdoret për klasifikim, lajmi.net.

Pavarësisht nga rënia financiare në të gjithë globin, klubet në pesë ligat më të mira të Evropës ende shpenzuan mbi 4.6 miliardë euro në merkaton e verës – prapë se prapë një rënie prej 43% kur krahasohet me 2019.

Dhe ndërsa realiteti ekonomik i COVID-19 godet fort nga muaji në muaj, transferimet me parametra zero do të bëjnë merkatot e ardhshme edhe më interesante.

Këtu janë disa prej lojtarëve kryesorë që mund të transferohen me parametra zero – dhe ata madje mund të fillojnë të negociojnë me klube të tjera jashtë ligave të tyre në janar, ose përndryshe do të largohen falas në verë.

Disa prej emrave më të njohur  janë këta: Lionel Messi, Sergio Ramos, Memphis Depay, Gianluigi Donnarumma, Sergio Aguero, Hakan Calhanoglu,  Luka Modric, Diego Costa, Jerome Boateng” dhe shumë emra të tjerë.

Merkatoja dimërore në Angli për Premierligë do të hapet në 2 Janar dhe do të mbyllet më 1 Shkurt 2021.

Në anën tjetër, afati kalimtar në Bundesliga dhe Ligue 1 do të hapet gjithashtu më 2 janar ndërsa La Liga dhe Serie A do të kenë mundësi të blejnë e të shesin lojtarët e tyre më 4 janar.