Visar Musliu, futbollist më i mirë në Maqedoninë e Veriut, ja kë falënderon

Visar Musliu është shpallur futbollist më i mirë në LPMFV për sezonin 2018/2019.
Ai shpërblimin e mori nga Blagoja Milevski, seleksionues i U21 të Maqedonisë së Veriut.
Musliu si lojtar i Shkëndijës ishte më i miri.

“Një falënderim të madh deri te FFMV-ja, ish klubi im Shkëndija dhe bashkëlojtarët e mi të dikurshëm për çmimin e fituar. Për reprezetacionin dëshiroj të them se tani është koha jonë”, deklaroi lojtari aktual i MOL Fehervar.
Ceremonia e shpalljes së më të mirëve nga FFMV-ja u organizua në TNM, ditën e martë. Ditë më parë, mbrojtësi gostivaras, Musliu, u nderua me mirënjohje edhe nga Komuna e Gostivarit./Gazeta Lajm/