Pandeli Majko i thotë “JO” Mini-Shengenit të Ramës e Vuçiqit?

Ministri i Diasporës, Pandeli Majko, ka uruar sot përmes një postimi në Facebook, festën e Krishtlindjeve.
Ky urim mesa duket është zgjedhur edhe si një formë shprehje kundër Mini-shengenit Ballkanik, që kryeministri Rama, e trumpeton më së shumti këto ditë.
Teksa publikon një foto të një tanku dhe një burri me qeleshe në Kosovë, ai shkruan ndër të tjera: “Mospëlqimi i frikacakëve është lavdia e trimave Kosova ime!”
Postimi i plotë i Majkos:
Gëzuar festat miq! Shqiptaria është histori, tokë dhe njerëz… Do tja dalim sic thotë hymni ynë “se zoti vetë e tha me gojë” Shqipëri!… Mospëlqimi i frikacakëve është lavdia e trimave Kosova ime! Gëzuar vëllezër e motra kudo ku jeni!”
Disa ditë më parë u zhvillua në Tiranë takimi i tretë i Mini-Shengenit. Përveç Shqipërisë, Maqedonisë dhe Serbisë ka marrë pjesë dhe Mali i Zi, por jo Kosova.