Visar Ganiu: Të pavërtetat e thëna nga Bujar Osmani (Video)

Nga Visar Ganiu

Të akuzosh për shkelje statuti të partisë në momente kur punon për mirëqenien jo vetëm të banorëve të Çairit por të të gjithë shkupjanëve, është gjë tepër e ulët.

Dhe një gjë të tillë e bëri pikërisht Bujar Osmani një njeri që vjen nga Çairi e nga Shkupi që duhet të jetë ai që me mish e me shpirt duhet të ndihmojë banorët e vet, sepse është pjesë e kierarkisë më të lartë të ekzekutivit, por ja që duket se atij as që i bëhet vonë për popullin por e ka dert se si nga pozita e shkelësit të statutit siç është vet të drejtojë akuza për shkelje statuti ndaj të tjerëve.

Dhe ja nga këtu e informoj Bujar Osmanin që është zëdhënës i Bashkimit Demokratik për Integrim e që duhet ti dij të gjitha çështjet partiake, e si duket o nuk po i dika o nuk qenka interesuar ti di, se çdo koalicionim apo bashkëpunim dhe për çdo detal nga ato koalicionime e bashkëpunime që kemi bërë në nivel lokal qoftë në periudhën e zgjedhjeve apo dhe pas zgjedhjeve jemi konsultuar dhe e kemi informuar për gjithçka liderin e partisë Ali Ahmetin dhe gjithçka që kemi bërë e kemi bërë me aminin e tij.

Do të ishte mirë Bujar ta pyesësh liderin se je zëdhënës dhe është turp mos ta dish çka po ndodh në partinë tënde.

E për bashkëpunimin me Qytetin e Shkupit që ti e përmende në Emisionin 360 shkallë në Alsat është diskutuar në Kryesinë qendrore të BDI-së dhe për këtë temë ka dhënë sqarime vet nënkryetari Izet Mexhiti dhe sekretari organizativ Blerim Bexheti ku një bashkëpunim të tillë e ka konfirmuar kryetari Ali Ahmeti. Dhe shumë mirë të kuptoj se përse pikërisht tani e hap një temë të tillë sepse dëshiron shkeljet e juaja t’jau mveshni të tjerëve. Të kuptoj edhe më shumë ty Bujar përse e hap një temë të tillë sepse ishe pikërisht ti ai që theve statutin partiakë bashkë me Artan Grubin atëherë kur u futët në mënyrë klandestine në kryesinë qendrore të BDI-së pa kaluar asnjë filtër partiak, pa qenë anëtarë i këshillit vendor, pa qenë anëtarë i degës dhe pa u përzgjedhur nga strukturat. E ti prapë e theve statutin kur u caktove koordinator në Çair më 5 mars.

Shkelje statutit është Bujar kur e shkel popullin me të dy këmbët për interesa personale, shkelje statuti është kur përzë dikë jashtë statutit sepse e paskan thyer statutin.

Nuk është shkelje statuti kur diçka bën për të mirën e popullit, kur e zhvillon mirëqenien e atij populli dhe kur gjithçka që bën e bën në koordinimin me liderin e partisë.

Satutin po e thenë edhe sot Bujar kur po akuzon për shkelje të statutit deri sa po punojmë për popullin tonë për ata që na kanë zgjedhur. Populli pret shumë nga ju e jo të luani rolin avokatit se u shkel apo nuk u shkel statuti partiak.

Bujar kësaj që po bën ti e ata shokë ministra me ty, as më pak e as më shumë i thonë anarki partiake!