Borrell thotë se u pajtua me Stoltenbergun që Prishtina të mos ndërmarrë hapa destabilizues

Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme, i BE-së, Josep Borrell, është deklaruar pas bisedës që pati me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg për situatën në Kosovë.

Edhe Borrell thekson pajtueshmërinë që arriti me Stoltenbergun, se Prishtina zyrtare, duhet të de-përshkallëzojë dhe të mos ndërmarrë hapa të njëanshëm, siç i quan ai ”destabilizues”, transmeton klankosova.tv.

”Fola me sekretarin e NATO-s Jens Stoltenberg për situatën në veri të Kosovës. Ne pajtohemi që Prishtina duhet të de-përshkallëzojë dhe të mos ndërmarrë hapa të njëanshëm, destabilizues. Vlerësojmë koordinimin e mirë të vazhdueshëm ndërmjet EULEX-it në Kosovë dhe KFOR-it, në sigurimin e një mjedisi të sigurt”.