Visar Ganiu takon ambasadorin e Shqipërisë, Fatos Reka (FOTO)

Mbështetja dhe urimet pas marrjes së mandatit të dytë të Visar Ganiut për kryetar të Komunës së Çairit kanë vazhduar të arrijnë nga të gjitha anët.Ganiu sot mirëpriti ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Reka i cili i uroi punë të mbarë edhe në 4 vitet e ardhshme në drejtimin e Komunës së Çairit.Në takim u shpreh edhe gatishmëria për thellimin e bashkëpunimit në shumë fusha që janë me interes të bashkëqytetarëve tanë nga të dyja vendet.

Postimi i plotë:

Mbështetja dhe urimet pas marrjes së mandatit të dytë për kryetar të Komunës së Çairit kanë vazhduar të arrijnë nga të gjitha anët. Ndërsa sot ishte kënaqësi që më nderoi me vizitën e tij Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, z. Fatos Reka i cili më uroi punë të mbarë edhe në 4 vitet e ardhshme në drejtimin e Komunës së Çairit. Gjithashtu në takim shfaqëm gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në shumë fusha që janë me interes të bashkëqytetarëve tanë nga të dyja vendet.
Gjatë takimit Ambasadorin e informova edhe me projektet kryesore që kemi realizuar katër vitet e fundit, por edhe me programin 2021-2025 që është një program tejet i realizueshëm dhe shumë i dobishëm për mirëqenien e banorëve të Çairit.