Visar Ganiu takoi Dritan Abazoviçin në Ulqin

Kryeministri i parë shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç dhe kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, janë takuar sonte në një lokal në Ulqin. Takimi ka qenë i rastesishëm. Ganiu ka shfrytëzuar takimin për ta uruar Abazoviçin për përzgjedhjen e tij në krye të Qeverisë së Malit të Zi. Dy politikanët shqiptarë pas kafes së përbashkët kanë shkrepur edhe një fotografi.

Kuvendi i Malit të Zi, zgjodhi këtë të enjte qeverinë e 43-të me në krye politikanin shqiptar Dritan Abazoviç. Ballkani ka nga sot një kryeministër të tretë shqiptar. /Gazeta Lajm