Visar Ademi: Qeveria mund të bëhet edhe pa BDI-në

Analisti politik, Visar Ademi në Utrinski Brifing ka analizuar ngjarjet e fundit politike në vend, shkruan Almakos.

Ai ka komentuar ftesën e Ali Ahmetit për në Gjykatën për krime lufte në Hagë. Sipas Ademit, votuesi i BDI-së eskaltohet me qenien e Ali Ahmetit dhe e sheh atë si një njeri të paprekshëm. Por, sipas Ademit, ftesa e Ahmetit në Hagë nga dëshmitar mund të kaloje edhe në të dyshuar.

“Kjo nënkupton se votuesi i BDI-së, tërë angazhimin e tyre e ëndërron në Ali Ahmetin si në patriotin më të madh, në heroin më të madh të gjitha kohërave. Ata thuan se ai ka qenë Ismail Qemali modern dhe tash kjo ftesë dhe këto gjëra që ju po i thoni do të vije deri te thyerja e asaj fotografie, e cila te votuesi shqiptar ka qenë e paprekshme. Nëse për të gjithë ne keni mundur të thoni po mundeni t`i kritikoni në medie, vetëm Ali Ahmeti aty ka qenë një fitimtar i madh dhe në atë kartë i fitonte edhe zgjedhjet. Kjo fotografi i ndihmoi shumë për ta bërë dallimin me partinë opozitare shqiptare në atë kohë. “, deklaroi Visar Ademi.

Ademi vlerëson se tendenca e BDI-së për ta paraqitur veten si faktor për krijimin e cdo qeverie ka përfunduar në vitin 2012. Ajo tashmë nuk mund ta paraqese veten si një destabilizues i cdo qeverie.

“ Ajo kohë përfundoi. Ata duan të bëjnë marketing politik me këtë narrativ për monopol të drejtat e shqiptarëve. Militantizmi përfundoi në vitin 2012”, deklaroi Visar Ademi.