Kjo puna e kryeministrit shqiptar në RMV, si problemet mes katundeve

Arbër Çeliku

Moti kohë, fshati im Cërvica ka pasur një mosmarrëveshje me fshatin fqinj Kolibare për ujin e vaditjes së fushës. Meqë ne ndodhemi më në jug dhe uji ka ardhur përmes këtij fshati te ne, ka qenë dhe e natyrshme, që banorët e fshatit Kolibare të mos na e japin ujin. Ngrihen burrat e mejdanit të fshatit tim, koburet në brez dhe bëhen gati për vëllavrasje. Edhe kolibarasit hiç më pak azganë se cërvicalinjtë, bëhen gati pa një pa dy që t’i presin burrat e mejdanit të fshatit tim. Ndërhyn Xha Deralla me diplomacinë e tij dhe bien në ujdi: 3 muaj verë uji do të ngelet te kolibarasit, 9 muajt e tjera do të mund ta shfrytëzojnë edhe cërvicalinjtë.
Edhe kjo puna e kryeministrit me rrotacion, sipas një gazetaruci, po del të jetë si kjo meseleja e ujit mes fshatit Cërvicë dhe Kolibare, 3 vjetët e para kryeministri maqedonas, 1 vit shqiptar…
Në duroftë 4 vjet një qeveri në Maqedoninë e Veriut!