Virusi korona, edhe testi i dytë i personit nga Koçani rezulton negativ

Ministria e Shëndetësisë ka informuar se edhe testi i dytë i përsëritur i personit nga Koçani i cili ka arritur përmes QSHP- Shtip është negativ në koronavirusin.

Edhe testi i parë i pacientit nga Kërçova ka qenë negativ, por për shkak të simptomave tipike të virusit, testi është përsëritur. Të gjithë shtatë personat e testuar sot janë negativ në koronavirusin dhe nuk ka pacientë të ri pozitiv të koronavirusit në vend.

Ministria e Shëndetësisë ka informuar se edhe profesori dr. nga Klinika infektive i cili është emëruar për koordinator të Shërbimit për sëmundje infektive në Dibër ka arrit në Dibër dhe ka filluar analizë për gjendjen dhe koordinimin e aktiviteteve rreth testimeve të reja dhe planit të ri të mjekëve- epidemiologë dhe dy infektologëve që janë veç më atje.