Virusi i merr jetën infermieres nga Shkupi

epa08462707 A medical staff in a protective mask walks outside of the city hospital 8-th September in Skopje, North Macedonia, 03 June 2020. A week ago the North Macedonian Government decided to drop the restrictive measures which were in place due to the coronavirus COVID-19 pandemic. According the official statistic in the last two days, North Macedonia have more newly infected people with COVID - 19 than all neighboring countries together. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI

Unioni i infermiereve, teknikëve dhe mamive në vend njofton se në moshën 60-vjeçare si pasojë e komplikimeve nga Covid-19, ka ndërruar jetë Nashide Emini, infermiere në Repartin e Dermatologjisë në Spitalin “8 shtatori” në Shkup.

“Shpirti i gëzuar, ngrohtësia dhe njerëzia me të cilën rrezatoi si dhe zelli dhe përkushtimi ndaj punës janë karakteristikat me të cilat do të kujtohen nga kolegët e saj dhe të gjithë ata që e njohën. Unioni, së bashku me të gjithë anëtarësinë, i shpreh ngushëllimet më të thella familjes dhe të dashurve të saj”, thonë nga Unioni e infermiereve.