Makraduli premton mënyrë të re të funksionimit të Postës Kombëtare

Në vitin 2021 dëshirojmë t’u përgjigjemi sfidave dhe kërkesave të qytetarëve përmes shumë shërbimeve digjitale, përmirësimin e efikasitetit të dorëzimit, rritjen e orarit të punës dhe mënyrën në të cilën do të hapen sportelet në Postë, si dhe përmes fillimit të shpejtë me tregtinë elektronike që është detyrimi ynë i madh ndaj qytetarëve, veçanërisht në kohën e Kovid-19, theksoi drejtori i përgjithshëm i “Postës së Maqedonisë së Veriut” Jani Makraduli në fjalimin para të punësuarve.

Theksoi se është rritur numri i pakove të dorëzuara përmes Postës së RMV-së në Shkup gjatë muajit të kaluar, por edhe se ka dërgesa që vonohen, që nuk dorëzohen, si dhe se qytetarët po përballen me qëndrim të pakëndshëm dhe mosrespektim të orarit të punës nga një pjesë e të punësuarve.

“Tridhjetë ditët e fundit pasi “Posta e Maqedonisë së Veriut” plotësisht u hap ndaj mediave dhe vazhdimisht është e pranishme në rrjetet sociale, kanë mbërritur më shumë se 1.000 komente nga ana e qytetarëve. Më gëzon fakti se dy të tretat janë komente të cilat ja japin mbështetje dhe e shohin dallimin në punën e re, ndërsa konfirmim për këtë është edhe rritja e numrit të pakove të dorëzuara në Shkup gjatë dhjetorit të vitit 2020. Por, duhet të tregojmë se mundemi të ndryshohemi”, porositi Makraduli.

Ai theksoi se secili me angazhimin e ti personal dhe kryerjen e detyrave të caktuara të punës duhet të kontribuojë të kthehet Posta atje ku takon – midis qytetarëve.

“Për këtë, theksoi ai, në Postë secili duhet të jetë i gatshëm për lavdërime, por fillimisht të ndërmarrë zgjidhje konkrete për këto kritika, duke filluar nga ai si drejtor i përgjithshëm, anëtarët e Këshillit Drejtues, madje deri te postieri apo punonjësit në sportel.