Virusi Dengue po përhapet në mënyrë të rrezikshme në Brazil, që nga fillimi i vitit janë infektuar pothuajse 365 mijë njerëz

Sezoni i ngrohtë me shira në Brazil intensifikoi përhapjen e infeksionit me virusin Dengue, gjë që detyroi institucionet shëndetësore të marrin masa urgjente dhe të fillojnë vaksinimin masiv kundër kësaj sëmundjeje që transmetohet nga mushkonjat.

Në pesë javët e para të këtij viti, janë regjistruar 364,855 raste të pacientëve me Dengue, katër herë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2023, njoftoi ministria e Shëndetësisë e Brazilit, raporton Reuters.

Përhapja e shpejtë e etheve të Dengue ka rezultuar në 40 vdekje të konfirmuara dhe 265 të tjerë janë ende duke u hetuar, tha në një deklaratë ministria e Shëndetësisë e Brazilit.

Autoritetet braziliane blenë 5.2 milionë doza të vaksinës kundër virusit Dengue nga prodhuesi japonez i barnave Takeda’s dhe 1.32 milionë doza të tjera u siguruan pa asnjë kosto.

Numri i rasteve me Dengue në kryeqytetin e Brazilit që nga fillimi i këtij viti ka tejkaluar numrin total të të infektuarve në vitin 2023.