Vinicius Junior e ka nderuar Karim Benzemanë me një postim lamtumirës pasi ky i fundit u konfirmua që do të largohet nga klubi.
“Benzwini..Vinzema…qyshdo. Rezultati ka qenë gjithmonë I njëjti: gola, të qeshura, tituj, dhe mbi të gjitha, mësime”, ka shkruar Vinicius Jr në llogaritë e tij në mediat sociale.
“Kur djaloshi nga Sao Gonçalo, tepër i marrshëm, arriti në Madrid më 2018, ti ishte i pari që më mirëprite. Nuk do ta harroj kurrë”.
“Jam rritur me ty. Fituam Spanjën, Evropën, dhe botën bashkë. Dhe pata mundësinë ta duartrokas Topin tënd të Artë me krenari të madhe”.
“Ne e përfunduam këtë ‘Dyshen e zezë’ në jetën reale sot, mirëpo unë gjithmonë do t’i kem videot tona si frymëzimë dhe kujtimet e një kohe të paharrueshme”.