Vidhet arka me para pranë kishës, policia në kërkim të autorit

Një arkë me para është vjedhur para hyrjes së kishës “Shën Atanasie” në fshatin Bërvenicë të Tetovës, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rastit.

Ngjarja është raportuar më 16 qershor 2026 në SPB Tetovë, ndërsa sipas denoncimit, vjedhja ka ndodhur një ditë më parë, rreth orës 16:30.

Policia ka nisur hetimet dhe po ndërmerr masa për identifikimin dhe kapjen e autorit të vjedhjes, raporton Tetovasot.