Arrestohet në Bllacë shtetasi i Kosovës, kërkohej nga Interpoli

​Më 16.06.2026 në ora 17:00 në Pikën Kufitare Bllacë e Poshtme, në hyrje të shtetit, zyrtarë policorë kanë privuar nga liria personin A.R. (45) nga Kosova, pasi gjatë kontrollit të pasaportës dhe verifikimit në evidencën operative është konstatuar se ai figuronte me masën “Arest” (Apsi) me kërkesë të Sektorit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor – Interpol. Personi i është dorëzuar zyrtarëve policorë nga Stacioni Policor i Mirkocit për procedurë të mëtejshme.