Vidhen sasi vaji dhe lule të kanabisit

Nga Fabrika “Five Letters” që ka licencë për kultivimin e marijuanës, janë vjedhur 108 shishe vaj kanabisi dhe gjashtë qese najlloni me lule kanabisi. Nga MPB-ja kanë thënë se ngjarja ka ndodhur në fabrikën e falimentuar për prodhimin e marijuanës në afërsi të fshatit Aldancë të Krushevës, kurse në hapësirat e fabrikës është hyrë me forcë.

Për vjedhjen, në rrjetet sociale është prononcuar edhe deputeti I VMRO-DPMNE-së, Dragan Kovaçki, duke pohuar se vaji I vjedhur kap vlerën e 2 milionë eurove.

Në Fabrikën “Five Letters”, në Dhjetor të vitit 2020 ishin vjedhur 60 kilogramë marijuanë, kurse gjatë kontrollit ishin gjetur edhe sasi të jashtëligjshme të kanabisit.

Vitin e kaluar Qeveria njoftoi se kësaj firme në Shkurt I është marrë licensa për shkak se nuk I plotëson rregullat e Ligjit për droga dhe substance psikotrope.