“Pista Nkunku” e vështirë për Man Utd, nëse nuk kualifikohen në Champions League

Manchester United do ta ketë të vështirë për ta bindur Christopher Nkunkun të transferohet në “Old Trafford”, në rast të moskualifikimit të tyre në Champions League.

Në bazë të asaj që raporton BILD, futbollisti nuk do të ishte i kënaqur me kalimin e tij te një skuadër që nuk merr pjesë në kompeticionin më të madh për klube.

Aktualisht “Djajtë e Kuq” po hasin vështirësi për të siguruar një vend që të çon në Champions League, shkruan lajmi.net.

Me humbjen e mbrëmshme 4-0 ndaj Liverpoolit vetëm sa i dëmtuan ambiciet e tyre për top4.

Mbetet të shihet se si do të përfundojë e gjithë kjo situatë.