Rajon-Botë Videot e para të tërmetit të fortë prej 5.7 gradësh të shkallës...

Videot e para të tërmetit të fortë prej 5.7 gradësh të shkallës Rihter që goditi Italinë mëngjesin e sotëm

Një tërmet me magnitudë 5.7 ballë të shkallës Rihter është ndjerë në një pjesë të Italisë, në Romë, Firence, Bolonja dhe në veri të Italisë, ndërsa epiqendra sipas informacioneve të deritanishme ka qenë 64 kilometra larg Rimini, në detin Adriatik.

Tërmeti ishte në një thellësi prej 10 kilometrash dhe rreth 64 kilometra në lindje të Rimini, raportoi EMSC, raportoi Reuters. Tërmeti, siç raportojnë mediat, është ndjerë edhe në pjesë të Kroacisë, Sllovenisë dhe Bosnjë-Hercegovinës.

 

Siç raporton “Repubblica”, në zonën e Ankonës për momentin raportohet vetëm për çarje në mure, si dhe është evakuuar edhe klinika Villa Igea. Shumë nga njerëzit që ishin në frikë dolën në rrugë pas tërmetit në Itali.

 

Mediat italiane raportojnë gjithashtu se qarkullimi hekurudhor në hekurudhën e Adriatikut është ndalur për masë paraprake pranë Ankonës, për shkak të dyshimeve për dëmtime të hekurudhës.

 

Ndryshe, Italia u godit dje nga një tjetër tërmet me magnitudë 4.5 ballë me epiqendër afër Genovas.