Videoja e Stresit ku thoshte se nuk do të futej kurrë në “Big Brother” bëhet virale

Një nga banorët më të komentuar të “Big Brother VIP Kosova”, padyshim është Stresi.

Tashmë kur kanë kaluar më shumë se një javë që nisja e këtij spektakli, Stresi merr vëmendje me rrëfimet e tij nga jeta dhe karriera profesionale, shkruan lajmi.net.

E një video ku ai ishte shprehur se “Big Brother” është gjëja e fundit që do ta bënte, ka marrë “malin” në rrjete sociale.

“Keni pasur ftesë për të qenë pjesë e Big Brother?”, ishte pyetja drejtuar nga prezantuesja.

“Është e vetmja gjë që Arkimed Lushaj nuk e bën kurrë. Kurrën e kurrës. Nuk futem dot unë kështu. Të jem me çdo lloj njeriu aty, më kupton”, kishte thënë Stresi.

Nuk dihet se çfarë e bindi reperin, por tashmë ai është pjesë e spektaklit./Lajmi.net/

@a1bdany#viral#fyp♬ original sound – LeCasaDeGabel👦🏾